Lajmet e fundit

Uragani Milton ka shpërthyer në të gjithë Floridën, duke sjellë tornado dhe përmbytje vdekjeprurëse dhe duke lënë më shumë se dy milionë shtëpi dhe biznese pa energji elektrike.
Vdekjet janë konfirmuar në St Lucie County në bregun lindor të Floridës – por numri është ende i paqartë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Guvernatori i shtetit, Ron DeSantis, thotë se rreth 125 shtëpi janë shkatërruar.
Uragani, i cili ishte kategoria e pestë, është reduktuar në kategorinë një - por ende po bën kërdi.