Në Fakultetin Teknik janë inauguruar sot hapësirat e reja.
Nga kjo e martë, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Elektrike e Kompjuterike si dhe Ndërtimtarisë do të ndajnë ambientet e përbashkëta.
Sipas rektorit të Universitetit të Prishtinës, që më 15 shkurt mbushi 52 vjet e që e financoi këtë projekt, modernizimi i kësaj hapësire do ketë ndikim pozitiv.
Mirënjohës ndaj investimit, i cili po vlerësohet se do të jetë praktik, është edhe dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë.
Të kënaqur janë edhe studentët, që do ta shfrytëzojnë më së shumti këtë vend.
Investime të tilla u tha se do të vazhdojnë edhe më tutje, teksa në këtë përvjetor janë ndarë edhe mirënjohje për studentët e dalluar, profesorët e ata që janë pensionuar.
https://www.youtube.com/watch?v=Qg4tTb8FBDY
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.