Lajmet e fundit
Mesfushori francez i Southampton, Morgan Schneiderlin, është duke u kërkuar nga rivalët e Premier League, pas lajmit se ai ka kërkuar nga klubi ta lejojë të largohet.

Manchester United raportohet të ketë interesim të madh për të nënshkruar me yllin e Southampton, Morgan Schneiderlin.
‘Djajtë e kuq’ janë të lidhur me një transferim të francezit, i cili ka kërkuar nga skuadra që ta lejojë të largohet.
Veç United, thuhet se edhe Arsenal e Chelsea janë shumë të interesuar për Schneiderlin, që vlerësohet të vlejë rreth 24 milionë funta.