Lajmet e fundit

Gjatë gjashtë muajve të fundit, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA ka ofruar miell për më shumë se 380 mijë familje në Gaza.
UNRWA ka thënë se ka kryer dërgesat e ndihmave pavarësisht kontrolleve të rrepta izraelite mbi lëvizjen e saj, veçanërisht në veri të Gazës.
Agjencia gjithashtu tha edhe pse më shumë ndihma kanë ardhur në Gaza në muajin e fundit, rreth 190 kamionë në ditë nga 1 deri më 27 prill, ende nuk është e mjaftueshme për t'i dhënë fund krizës humanitare atje.