Lajmet e fundit

Phillippe Lazzarini, kreu i UNRWA-s ka thënë se një kamion i ngarkuar me ndihma humanitare për Gazën u kthye nga Izraeli sepse në të kishte gërshërë mjekësore.
Sipas njoftimit të kësaj agjencie, gërshërët janë konsideruar si mjet që mund të ketë “përdorim të dyfishtë”, përcjell Klankosova.tv.
“Gërshërët mjekësore tani i shtohen një liste të gjatë të artikujve të ndaluar që autoritetet izraelite i klasifikojnë si “për përdorim të dyfishtë””, thuhet tutje në njoftimin e tij.