Universiteti i Harvardit në ShBA do të largojë titullin “master” nga titujt akademik pas protestave të studentëve të cilët pretendojnë se ky titull ka gjurmë të skllavërsië.
Tani dhoma e masterëve në sallat e banimit në këtë universitet do të njohet si “fakulteti i dekanëve”, transmeton Klan Kosova.
Kampuset në ShBA janë ballafaquar me një sërë protesta mbi akuzat për racizëm.
Harvardi nuk është pajtuar se përdorimi i fjalës “master”, ka lidhje me skllavërinë, mirëpo ka pranuar thirrjen e shumë veprimtarëve për ta ndryshuar emrin.
Nga kjo do të ndryshohen titujt e 24 anëtarëve të stafit – mirëpo nuk do të ndikojë që titulli “master” të përdoret në nivelin e studimeve.
Akademikët e Harvardit kanë thënë se fjala “master” rrjedh nga termi latin “magister” – si një formë e adresimit për dijetarët dhe mësuesit.
Por protestuesit kanë argumentuar se pavarësisht origjinës së këtij termi, kjo fjalë tani ka lidhje me skllavërinë.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.