Manchester Unitedi ka fituar 3-1 ndaj Aston Villës në xhiron e 30-të të Premier Ligës.
Pjesa e parë u mbyll pa gola e në të dytën ranë plot katër.
Rezultatin e zhbllokoi Casemiro kur kaloi vendësit në epërsi në minutën e 53-të.
Rezultatin e barazoi Ross Barkley në minutën e 64-t të takimit.
Mirëpo, Djajtë e Kuq shënuan dy herë, përmes Matheus Cunhës, 71’, dhe Benjamin Seskos, dhjetë minuta më vonë.
Kësisoj, Unitedi del i treti me 54 pikë, tri më shumë se Aston Villa që bie e katërta.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.