Lajmet e fundit

Manchester Unitedi po kërkon dëshpërimisht që të nënshkruajë me një qendërsulmues.
Trajneri i tyre, Erik ten Hag, e sheh Harry Kanen si lojtar ideal për Djajtë e Kuq në këtë pozitë.
Sidoqoftë, ata nuk janë të sigurt nëse mund t’i bindin Tottenham Hotspurs që ta shesin.
Tani, The Athletic ka raportuar që Unitedi nuk ka ndenjur duarkryq në kërkimin për qendërsulmues pasi ka hapur diskutime për dy sulmues.
Bëhet fjalë për Randal Kolo Muanin e Eintracht Frannkfurtit që i ka realizuar 23 gola sivjet, si dhe për talentin e ri të Atalantas, Rasmus Hojlund.