Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Gjermanisë ka zgjuar interesimin e skuadrës nga Old Trafford.

Shkodran Mustafi është një nga shënjestrat e Louis van Gaalit.
Strategu holandez e sheh mbrojtësin e Valencias si instrumental për ta forcuar mbrojtjen.
Spekulimet për këtë gjë forcohen pasi skautët e skuadrës nga Old Trafford ishin në tribuna për ta përcjellë përballjen e Valencias me Gentin.
Veç Mustafit ata kanë përcjellë edhe Luis Gayan dhe Andre Gomesin, edhe këta dy lojtarë të Lakuriqëve.