Lajmet e fundit

Manchester United është tash e sa kohë në kërkim të një qendërsulmuesi.
Djajtë e Kuq ia kanë vënë syrin yllit të Napolit, Victor Osimhen, që po shkëlqen këtë stinor për liderët e Serie A-së.
Përfaqësuesi i Nigerisë po ashtu po përcillet edhe nga Chelsea dhe Atletico Madridi, sipas Il Mattino.
Ai ka arritur t’i realizojë 20 gola dhe katër asistime në vetëm 24 ndeshje që i ka luajtur në të gjitha garat këtë stinor.