Lajmet e fundit
Skuadra nga Old Trafford ka kundërshtuar pretendimet e Real Madridit se ajo është fajtore për dështimin e transferimit të David de Geas në Santiago Bernabeu.

Manchester United u është përgjigjur pretendimeve të Real Madridit se ajo është fajtore që marrëveshja për kalimin e De Geas në Madrid dhe Keylor Navasit në Manchester dështoi.
Skuadra ka lëshuar një komunikatë zyrtarë në të cilën sqaron se si ndodhi gjithçka.
Në të thuhet se oferta e parë për De Gean tek ta ka arritur të hënën, në kohë të drekës.
Pasi Unitedi ka plotësuar dokumentet ia ka kthyer Realit në 20:42, të cilat skuadra mbretërore pasi i ka kompletuar nga ana e saj i ka dërguar në ishull në 22:32.
Por, pak minuta para mbylljes së afatit ka bërë disa ndryshime që vinin në rrezik marrëveshjen dhe megjithëse Unitedi ka dërguar të gjitha dokumentet, Reali nuk e ka bërë këtë gjë, duke i dërguar 28 minuta me vonesë.