Lajmet e fundit
Djajtë e Kuq kanë përcjellë Bruno Martins Indi dhe Ruben Neves në fitoren e Porto ndaj Maritimo.

Manchester United është duke përcjellë me kujdes paraqitjet e Burno Martins Indi dhe Ruben Neves sepse do që ta ketë dyshen e Porto në radhët e veta qysh në janar.
Menaxheri i Djajve, Louis van Gaal është i vendosur që t’i ketë në skuadër dy lojtarët e skuadrës portugeze, pasi Indin e ka stërvitur edhe si menaxher i Holandës.
Neves, nga ana tjetër, konsiderohet një nga talentët më të mëdhenj në Evropë sot dhe kërkohet nga shumë skuadra me emër.