Lajmet e fundit

Manchester Unitedi dhe Manchester City do të ballafaqohen në kuadër të xhiros së 10-të në Premier League.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Old Trafford”, duke filluar nga ora 16:30.
Qytetarët pas nëntë ballafaqimeve renditen në vendin e tretë me 21 pikë të grumbulluara, me shtatë fitore dhe dy humbje.
Ndërkohë, Djajtë e Kuq, pozicionohen në pozitën e tetë me 15 pikë, me 5 fitore dhe katër humbje.
Një statistikë interesante është që në 21 ndeshjet e fundit të derbit të Manchesterit nuk ka përfunduar asnjë në barazim. /Klankosova.tv.