Lajmet e fundit

Ralf Rangnick është zyrtarizuar si trajneri i përkohshëm i Manchester United deri në fund të sezonit.
“Manchester United është i kënaqur të njoftojë emërimin e Ralf Rangnick si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit. Pas kësaj periudhe, Ralf dhe klubi kanë rënë dakord që ai të vazhdojë në një rol konsulent për dy vjet të tjera”, thuhet në komunikatën e klubit.
Rangnick merr pozitën në të cilën ishte Ole Gunnar Solskjaer, i cili u shkarkua për shkak të performancave të dobëta të klubit. /Klankosova.tv/