Lajmet e fundit

Manchester United nuk do të lejojë që të largohet sulmuesi Anthony Martial në afatin e janarit.
Sipas burimeve të Sky Sports, kjo nuk do të ndodhë pavarësisht se agjenti i lojtarit ka treguar se ka një interesim të Sevillas për francezin.
Martial nuk ka mundur që të gjejë një vend të sigurt në formacionin e Jose Mourinho që nga fillimi i sezonit, ani pse në sezonin e parë me Djajtë e Kuq, ai kishte shënuar 17 gola.
Në kampanjën e re, 21 vjeçari ka shënuar vetëm katër gola, kurse trajneri portugez e ka sugjeruar atë që ta ndjek rrugën e Henrikh Mkhitaryan nëse do që të rikthehet në formacionin titullar./Klan Kosova/