Lajmet e fundit

Manchester United dëshiron që ta transferojë Romelu Lukakun, edhe nëse arrijnë që ta marrin Alvaro Moratën po ashtu, raporton The Sun.
United duan që ta kompletojnë marrëveshjen me sulmuesin e Real Madrid, por Jose Mourinho dëshiron që t’i transferojë dy sulmues këtë verë, dhe Lukaku është një cak kryesor.
Sidoqoftë, përfaqësuesi i Belgjikës edhe mban mëri me Mourinhon pasi që portugezi e kishte shitur sa ishte trajner i Chelseas.