Lajmet e fundit

Manchester United pritet që t'i nisë bisedimet me portierin David de Gea lidhur me zgjatjen e kontratës, sipas Fichajes.
Marrëveshja aktuale e spanjollit pritet të skadojë në më pak se dy vjet, dhe Djajtë e Kuq janë të etur që ta mbajnë në "Old Trafford".
United-i dëshiron që ta shmangë përsëritjen e situatës aktuale me Paul Pogbën të cilin mund ta humbin si agjent të lirë verën e ardhshme.
De Gea kishte pasur një periudhë të vështirë së fundmi, mirëpo e ka dëshmuar veten prapë në portën e klubit te i cili luan që një dekadë.