Lajmet e fundit

Manchester United e ka mohuar të jetë takuar me trajnerin e Bayern Munich Pep Guardiolën.
Më parë u raportua se Guardiola është takuar me përfaqësues të United, për të diskutuar mundësinë që ai të bëhet zëvendësi i Louis Van Gaal në ekip.
Sipas raportimit të France Football, takimi mes Guardiolës dhe përfaqësuesve të United, është zhvilluar në Paris gjatë javës së kaluar, mirëpo sipas deklaratës së “djajve të kuq”, kjo nuk është e vërtetë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
45 vjeçari Guardiola do të largohet nga Bayern Munich gjatë kësaj vere, dhe ka deklaruar se ka marrë oferta nga disa klube evropiane.
Manchester City është favorit për rekrutimin e spanjollit, mirëpo edhe Chelsea e United janë përfolur për një gjë të tillë.