Lajmet e fundit

Anësori i Chelsea, Willian, do t’i përplas Manchester United dhe Barcelonën.
Kjo pasi ylli i The Blues, është duke u kërkuar nga të dy këta gjigantë, shkruan Sun, përcjell Klan Kosova.
Djajtë e Kuq thuhet se kanë ofruar 60 milionë funta për brazilianin, që ta përjashtojnë Barcelonën nga interesimi për të.
Jose Mourinho që e ka trajnuar Willian, mendon se ai mund t’i sillte një ritëm tjetër sulmit të United, pasi që ka humbur besimin në Anthony Martial.
Pasi që Brazili është eliminuar nga Kupa e Botës, besohet se Willian është i gatshëm që të diskutojë për të ardhmen.