Lajmet e fundit

Manchester United raportohet se është afër që të arrijë qëllimin për ta transferuar Gareth Bale nga Real Madrid.
Djajtë e Kuq kanë qenë të interesuar për uellsianin në 18 muajt e shkuar por që ai insistonte në qëndrimin në Santiago Bernabeu.
Kompletimi i marrëveshjes mund të arrihet brenda 72 orëve, shkruan Metro.
United thuhet se do të paguajë 95 milionë funta, shumë kjo e cila do të bënte që të thyej rekordi që Bale e mbanë si lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit, transmeton Klan Kosova.