Lajmet e fundit
Djajtë e Kuq kanë qenë fort të lidhur me mbrojtësin e Benfica, por raportohet se Jose Mourinho ka vendosur të mbështetet tek Phil Jones dhe Marocs Rojo

Manchester United nuk do ta transferojë mbrojtësin e Benfica, Victor Lindelof në janar.
Raportet e kanë lidhur lojtarin me Djajtë e Kuq, por informacionet më të reja thonë se Jose Mourinho i beson mbrojtësve që ka në formacion, ndaj ka vendosur që në atë pozitë të qëndrojnë Phil Jones dhe Marcos Rojo.
United ka në vijën e fundit po ashtu edhe Eric Bailly, Chris Smalling dhe Daley Blind, megjithëse i pari do të mungojë për një muaj për shkak të angazhimeve me kombëtare.