Lajmet e fundit
Skuadra nga Old Trafford nuk është e interesuar të nënshkruajë me asin portugez, nëse ai vendos të mos e vazhdojë qëndrimin në Santiago Bernabeu.

Manchester United do ta refuzojë mundësinë për të nënshkurar me Cristiano Ronaldo, nëse lojtari nuk vazhdon qëndrimin tek Real Madrid.
Mediet spanjolle raportojnë se Ronaldo është në bisedime me drejtuesit e skuadrës nga Santiago Bernabeu lidhur me mundësinë e përtritjes së kontratës.
Paris Saint-Germain është i lidhur po ashtu me transferimin e sulmuesit në Francë, por portugezi s’është i interesuar të kalojë në Ligue 1.
Megjithatë, nëse CR7 nuk vazhdon me Los Blancos, Djajtë e Kuq kanë vendosur të mos bëjnë ofertë për të, për shkak të moshës së sulmuesit.