Lajmet e fundit

Manchester United po e konsideron mundësinë që ta rikthejë mbrojtësin Jonny Evans, raporton The Sun.
Ata duan që ta marrin ish-lojtarin e tyre nga West Bromwich Albion me një çmim më të ulët.
WBA thuhet të ketë refuzuar oferta nga Manchester City, Arsenali dhe Leicesteri përgjatë kohës së tij te ky klub, por mund të detyrohet të ndahet nga ai shkaku i rënies nga liga.
Pohohet se Evans ka një klauzolë në kontratën e tij, ku parashihet që ai mund të largohet për tre milionë funte në rast se WBA bie nga Premier Liga.