Lajmet e fundit
Manchester United ka refuzuar ofertën e Valencias për portierin Victor Valdes.

Valencia raportohet se ka nevojë për një portier, pasi numri një në portën e kësaj skuadre Diego Alves ka pësuar një lëndim të rendë të gjurit.
Edhe Van Gaal është i interesuar që të transferojë një portier pasi De Gea është përfolur për një kalim të tij te Real Madrid.
Valdes ka qëndruar shumicën e kohës në bankën rezervë te klubi i United, ndërsa oferta për të është refuzuar pasi trajneri holandez nuk ka guximin që ta lë portën krejt boshe.