06.10.2018 · përditësuar para 2856 dite1 min lexim
Ekipi i Jose Mourinhos, Manchester United ka shënuar fitore përballë Newcastle Unitedit, falë golit të shënuar në minutën e 90-të nga sulmuesi kilian Alexis Sanchez.
Fillimisht United ishin në disavantazh prej dy golash në pjesën e parë, mirëpo “Djajtë e Kuqë” arritën të rikthejnë epërsinë gjatë pjesës së dytë të lojës.
Për Newcstle shënuan Kenedy në minutën e shtatë ndërkaq tre minuta më vonë sulmuesi Yoshinori Muto ngriti epërsinë në 0 më 2.
Në pjesën e dytë, lojtarët e United si duket u këndellën dhe arritën të ngushtojnë epërsinë në 1 me 2 me anë të mesfushorit spanjoll Juan Mata, i cili realizoi një super-gol nga gjuajta e lirë në minutën e 71-të.
Ecuria e mirë e lojës së United vazhdoi edhe më tutje, ku vetëm gjashtë minuta pas golit të parë arritën të barazojnë në 2 me 2 me anë të francezit Martial i cili realizoi me kokë pas asistimit të mesfushorit Paul Pogba.
Ndërsa kur u mendua se skuadrat do t`i ndanin pikët, në skenë doli Alexis Sanchez i cili realizoi me kokë pas asistimit të Ashley Young, dhe arkëtoi tri pikë shumë të rëndësishme për ekipin e Jose Mourinhos.
United pas javës së tetë në Premier Ligue ka grumbulluar 13 pikë dhe mban vendin e tetë, kurse Newcastle me humbjen e sotme mbetet në kuotën e dy pikëve dhe mban pozitën e 19-të në tabelë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
F
SHKRIMI NGA
flamur
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.