Lajmet e fundit
Ylli i Real Madrid, Sergio Ramos mund të kalojë në Manchester United pasi gjiganti anglez u interesua për të, me që bisedimet për kontratën e re me Real Madridin janë hedhur poshtë.

Ramos është njëri nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij dhe dëshiron që edhe të paguhet sipas rolit që ka në Santiago Bernabeu.
Zyrtarët e klubit madrilene janë shprehur se dëshirojnë që ta mbajnë atë edhe më tutje.
Holandezi Van Gaal po shikon këtë situatë me shumë kujdes dhe nëse Ramos vendos të largohet ai është i gatshëm që t’i plotësojë kërkesat e tij.
29 vjeçari iu është bashkur Realit në vitin 2005, ndërsa ka bërë 445 paraqitje nën fanelën e klubit, ai poashtu ka të shënuar edhe 55 gola.