Lajmet e fundit

Manchester United pritet që të bëjë edhe një herë ofertë për mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey.
Uellsianit do t’i skadojë kontrata me Topçinjtë në verën e vitit që vjen dhe dështimi për ta nënshkruar të renë, ka bërë ai të jetë në cak për disa klube.
United është njëra prej tyre. Djajtë e Kuq pritet që për herë të tretë – pas asaj të 2008-ës dhe verës që shkoi – që ta bindin Ramsey për të kaluar në Old Trafford, përcjell Klan Kosova.
27 vjeçari dhe Arsenal nuk kanë rënë dakord deri më tani për marrëveshjen e re, ndaj nëse nuk shitet në dimër, Arsenal nuk do të fitojë asnjë qindarkë nga largimi i tij prej Emirates Stadium.