Lajmet e fundit

Objektivi i radhës i Manchester United është Marco Reus.
Sipas mediave angleze, jo më kot djajtë e kuq huazuan Adnan Januzajn te klubi gjerman në merkaton e verës si pjesë e një strategjia për të afruar Marco Reus në Old Trafford.
Januzaj mund të përfshihet në negociata që në sesionin e ardhshëm të merkatos në janar për të bindur Dortmundin që të lërë të lirë lojtarin gjerman.
Por gjithçka do të varet nga ecuria e verdhezinjve të cilët nëse do të luftojnë për titull nuk do të pranojnë shitjen e tij deri verën e ardhshme.