Lajmet e fundit

Manchester United pas dështimit për ta sjell në skuadër, anësorin e Barcelonës, Pedro, i cili tash është pran kalimit tek Chelsea, ka hedhur interesimin e saj drejt Sadio Mane të Southampton.
Drejtuesit e United thuhet se kanë rënë në kontakt me Southamptonin javën e shkuar dhe kanë bërë një ofertë formale për senegalezin.
Mane është bashkuar me Southamton verën e kaluar, ndërsa në sezonin e tij debutues te kjo skuadër ka realizuar 10 gola, përfshirë edhe Hat-Trickun më të shpejtë në histori të Preimer League.
Holandezi Van Gaal ka shpenzuar këtë afat kalimtar shuma të mëdha të parave për të sjell emra të mëdhenj në skuadër, si Schweinsteiger, Schneiderlin, Depay etj, trasnsemton Klan Kosova.