Lajmet e fundit
Manchester United i është rikthyer garës për të transferuar mbrojtësin e Real Madrid, Sergio Ramos.

Situata e spanjollit këtë verë ka qenë në qendër të vëmendjes pasi përflitej se më për të nuk do të ketë vend brenda klubit, pasi thuhej që raportet mes tij dhe Perez ishin ashpërsuar.
Van Gaal deri tash është treguar shumë aktiv në këtë afat kalimtar duke sjell emra të mëdhenj në skuadër, si Depay, Schweinsteiger, Schneiderlin, por që nuk ka hequr dorë as nga Ramos.
Oferta e tashme e United, raporton Goal.com në drejtim të Real Madrid për Ramos është 60 milionë euro.