Lajmet e fundit
Djajtë e Kuq patën humbur garën me gjermanët për transferimin e 18 vjecarit, por tani duan ta dinë për sa para mund ta blejnë atë.

Manchester United ka kërkuar nga Bayern Munich shifrën e lirimit të Renato Sanchez, raportojnë mediet britanike.
United ishte skuadra që pritej të nënshkruante me 18 vjecarin, por ai u transferua tek Bayern për 45 milionë euro.
Por Jose Mourinho ka mbetur i mahnitur nga paraqitjet e tij dhe ka kërkuar nga zyrtarët e skuadrës që të informohen për shifrën që duhet paguar për shërbimet e tij.