Lajmet e fundit
Raportohet se Manchester United i ka bërë me dije kolumbianit Radamel Falcao se nuk do ta mbajnë atë në Old Trafford për sezonin e ardhshëm.

Falcao ka dështuar të tregojë veten në United, sikur që ka luajtur në ekipet tjera. Ai ka shënuar vetëm katër gola në 29 paraqitje për skuadrën e Louis van Gaal.
Sipas Daily Mail, Falcao ka mbajtur një takim me holandezin Van Gaal, ku i është thënë se nuk janë të interesuar që të nënshkruajnë kontratë afatgjatë.
Duket se Falcaos edhe pse nuk ka pasur formë të mirë i ka pëlqyer kampionati anglez, dhe se ka shpreh dëshirën që nëse jo te United të bashkohet me ndonjë skuadër tjetër.