Lajmet e fundit

Manchester United është i gatshëm që t’i japë 70 milionë euro në mënyrë që ta sjellë në Old Trafford, Raphael Varane-n, pohon mediumi spanjoll Don Balon.
Djajtë e Kuq duan që t’ia ofrojnë atij një kontratë më të mirë se sa që e ka aktualisht te Real Madridi, në rast se ai pranon të kalojë në radhët e tyre.
Për më tepër, thuhet se përfaqësuesi i Francës është i intriguar që të bëhet sërish bashkë me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho.
Në anën tjetër, madrilenët nuk duan që ta humbin Varane, por United mund të jetë i gatshëm që ta ‘lajë me para’ klubin mbretëror, në mënyrë që ta arrijnë cakun e tyre.