Lajmet e fundit

Manchester United po e konsideron mundësinë e transferimit të yllit të Paris Saint-Germain, Neymar, pohon mediumi spanjoll Sport.
Së fundi dolën raportet që thonë se kampioni i Francës është i interesuar që ta shesë brazilianin të cilin e bleu për 222 milionë euro gati dy vjet më parë.
Ndërkaq, United që këtë verë mund ta humbë Paul Pogba-në, mund ta sjellë një tjetër superyll në “Old Trafford” nëse oferton majmë për brazilianin.