Lajmet e fundit
Gjiganti angez është pranë transferimit të mesfushorit brazilian, për të cilin shumë i interesuar ka qenë edhe rivali lokal, Manchester City

Mesfushori i Shakhtar Donetsk, Fred pritet t'u nënshtrohet testeve mjekësore tek Manchester United, raportojnë mediat britanike.
Djajtë e Kuq kanë mposhtur Manchester City në garën për të nënshkruar me brazilianin, duke e transferuar për rreth 50 milionë euro.
Fred, që është në Angli për ndeshjen miqësore të Brazilit me Kroacinë, pritet që ta kompletojë trasnferimin e tij në Old Trafford para nisjes të Rusia 2018.