Lajmet e fundit

Manchester United po planifikon një ofertë prej 110 milionë funtesh që t’ia rrëmbejë Tottenhamit treshen Eric Dier, Kyle Walker dhe Danny Rose.
Menaxheri i kësaj skuadre, Jose Mourinho, nuk e ka problem t’ua dyfishojë rrogat secilit individ në mënyrë që t’i bindë të vijnë në Manchester.
Megjithatë, djajt e kuq mund t’i rivalizojë Manchester City që po ashtu ka shprehur interesim për futbollistët e Tottenhamit.
Flitet se nëse United arrin ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, në rast fitoreje ndaj Ajaxit në finalen e Europa Ligë, atëherë ardhja e këtyre futbollistëve do të ishe më e mundur.