Lajmet e fundit

Manchester United ka bërë një ofertë për të nënshkruar me Christian Eriksen, i cili është një lojtar i lirë pas një gjysmë sezoni mbresëlënës në Brentford.
Manchester Untied ka bërë një ofertë për të nënshkruar me Christian Eriksen, i cili është lojtar i lirë pas një gjysmë sezoni mbresëlënës në ekipin e Berntford.
Eriksen, pas qëndrimeve në Ajax, Tottenham, Inet e Brenford, Eriksen është një nga lojtarët më dinamikë në Evropë, dhe në rast se United arrin suksesshëm transferimin e mesfushorit danez, ai parashihet të jetë zëvendësimi ideal i Pogbas në rast se ky i fundit largohet.
Në rast të transferimit, danezi do të ishte në një formacion të preferuar të trajnerit Erik ten Hag në skemën 4-2-3-1, ku në qendër do të ishte Bruno Fernandes dhe në krah me Eriksen që teorikisht do t’i lejonte United të mbajë presionin sulmues dhe ta ndihmonte Ronaldon në furnizim me gola.
Sezonin e kaluar, vetëm Kevin De Bruyne dhe Martin Odegaard krijuan më shumë shanse në Premier League sesa Eriksen pasi ai bëri debutimin e tij për Brentford në shkurt.