Lajmet e fundit

Pep Guardiola, ish trajneri i Barcelonës të cilit i përfundon kontrata me kampioni e Bundes Ligës Bayern-in gjatë kësaj vere, është takuar me zyrtarët më të lartë të klubit anglez Manchester United.
Siç raporton Goal, transmeton Klan Kosova, Pep Guardiola po diskuton për mundësinë që pasi të largohet nga ekipi gjerman, të punësohet nga Djajtë e Kuq për të qenë trajner i tyre.
Guardiola para ndeshjes së Bayern Munich me Hamburgun të premten, tha se është shumë i gatshëm që ta përballojë presionin e madh.
“E di fare mirë se çfarë është presioni që nga koha kur isha në Barcelonë, dhe di se si ta përballoj”, ka thënë Guardiola.