Lajmet e fundit
Lojtari i vitit në Bundesliga edicionin e shkuar ka kompletuar transferimin e tij në Old Trafford, duke u bërë nënshkrimi i tretë i Jose Mourinho.

Manchester United ka konfirmuar transferimin e Henrikh Mkhitaryan për një kontratë pesëvjecare.
Dortmund njoftoi se lojtari do të largohej drejt Old Trafford të shtunën, por cmimi i këtij kalimi nuk është bërë i ditur.
Mkhitaryan është nënshkrimi i tretë i Mourinho që nga arritja e tij tek Djajtë e Kuq, pas Eric Bailly dhe Zlatan Ibrahimoviq.