06.04.2018 · përditësuar para 3040 dite1 min lexim
Me sezonin drejt përfundimit dhe daljen jashtë garës për trofe të rëndësishëm, Manchester United ka nisur punën për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Së fundi klubi anglez ka bërë hapa konkretë drejt afrimit të mbrojtësit të Monaco, Djibril Sidibe, që shikohet si alternativa më e mirë e përforcimit të prapavijës.
Për 25-vjeçarin, Manchester është i gatshëm të paguajë rreth 40 milionë euro, për ta transferuar në Angli, shumë kjo që duket se kënaq edhe klubin nga principata.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.