Lajmet e fundit
Djajtë e Kuq kanë siguruar një vend në çerekfinale të FA Cup pas fitores ndaj Huddersfield, me dy gola të sulmuesit belg Romelu Lukaku

Manchester United e ka siguruar një vend në çerekfinale të FA Cup pasi e mposhti Huddersfieldin e Florent Hadërgjonaj të shtunën pasdite.
Sulmuesi belg Romelu Lukaku hapi serinë e golave pas vetëm tre minutave lojë duke shfrytëzuar super asistin e Juan Matas.
Në fund të pjesës së parë, Mata iu mohua një gol i rregullt për pozicion jashtëloje. Megjithatë, në fillim të pjesës së dytë, United e ngriti epërsinë në 2-0 përmes Lukaku.