Lajmet e fundit
Djajtë e Kuq do të mundohen ta blejnë mesfushorin brazilian, meqë shefi portugez i stolit e do nën urdhrat e tij në edicionin tjetër

Manchester United po synon të nënshkruajë me mesfushorin e Shakhtar Donetsk, Fred, pasi rivali lokal Manchester City u tërhoq nga gara.
Braziliani është përcjellë nga City qysh në janar, derisa Pep Guardiola vendosi që në vend të mesfushës të forcojë mbrojtjen, duke transferuar Aymeric Laporte.
United ka kontaktuar me përfaqësuesit e Fred, ndërsa Jose Mourinho e sheh 25 vjeçarin si shtesë të përkryer në mesfushën e Djajve të Kuq.