Lajmet e fundit

Manchester United në një mënyrë ka konfirmuar atë që spekulohej rreth mesfushorit Henrikh Mkhitaryan.
Djajtë e Kuq i kanë vënë një çmim prej 35 milionë funta për skuadrat që janë të interesuara për të.
Armeniasi është përfolur se do të largohet nga Old Trafford, pas një forme jo të mirë që po kalon.
Për të interesim ka shfaqur Inter nga Serie A, si dhe është përmendur një rikthim te Borussia Dortmund.
Marrëveshjet e huazimit nuk janë të mirëpritura. United do që ta shesë atë me çmim që do.