Lajmet e fundit

“Ëndrra” e Anthony Martial për t’u larguar nga Manchester United mund të mos realizohet.
Kjo pasi Djajtë e Kuq i kanë vënë një çmim prej 75 milionë funta francezit, shkruan Mirror, përcjell Klan Kosova.
Agjenti i sulmuesit ka thënë se klienti i tij dëshiron largimin nga Old Trafford, kur për të interesin janë duke shfaqur, Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Tottenham.
Sidoqoftë Jose Mourinho nuk e dëshiron largimin e Martial – pavarësisht se s’i ka dhënë mjaftë hapësirë. Ai shpreson se çmimi i lartë i vënë do të “përzë” skuadrat tjera.