Lajmet e fundit

Manchester United raportohet se i ka ofruar një kontratë të re, portierit David De Gea, të cilit kontrata aktuale i skadon pas nëntë muajve.
24 vjeçari ka dështuar në minutat e fundit të afatit kalimtar që të transferohet në Real Madrid, klub i cili e ka kërkuar atë gjatë gjithë verës.
Tash drejtuesit e Djajve të Kuq thuhet se janë të gatshëm që t’i ofrojnë atij një pagë javore prej 200.000 funta në javë vetëm për ta bindur për ta vënë lapsin në letër.
Kontrata e re thuhet se do të jetë pesë vjeçare, ndërsa De Gea do të bëhet njëri nga futbollistët më të paguar në botë, njofton Klan Kosova.