Lajmet e fundit

Manchester United janë të brengosur që çfarëdo tentative për të nënshkruar me Gareth Bale nga Real Madrid do të ndeshej me kërkesën e palës tjetër që David De Gea të kalonte në anën e tyre.
Djajtë e Kuq e kanë vënë në listën e tyre si cakun kryesor uellsianin dhe sipas disa mediave ata shohin mundësinë që atë ta blejnë në verën tjetër, shkruan Mirror, përcjellë Klan Kosova.
Sidoqoftë, me Real Madridin që është në gjueti për një portier dhe duke pas parasysh dështimin e një marrëveshjeje të mëhershme me De Gea-n, United-it i është treguar nga Madridi se ata ta fusnin në marrëveshjen e mundshme spanjollin.