Lajmet e fundit
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho do të përballet me holandezët e Ajax në finale të Ligës së Europës

Manchester United ka eliminuar Celta Vigon, në gjysmëfinale të Ligës së Europës për t’u kualifikuar në finale.
Djajtë e Kuq barazuan 1:1 në Old Trafford me spanjollët, por siguroi finalen e Europa League falë fitores 0:1 si mysafirë në ndeshjen e parë.
Në finale gjiganti anglez do të përballet me skuadrën me traditë holandeze Ajax.
Finalja e Ligës së Europës do të luhet më datën 24 të këtij muaji, në Stokholm.