Lajmet e fundit

Manchester United i ka filluar bisedimet me futbollistin e Chelseas, Willian, sipas raportimeve nga mediumi anglez, Manchester Evening News.
Jose Mourinho e kishte trajnuar brazilianin gjatë kohës së tij si trajner i Chelseas, dhe është i etur që të ribashkohet më të, por kësaj radhe në “Old Trafford”.
Ndonëse Willian do t’i mbushë 30 vjet në dhjetor, Mourinho e sheh atë si opsion të përsosur në krahun e djathtë të sulmit, pasi që sipas tij, Marcus Rashford dhe Anthony Martial nuk po ia mbushin mendjen në atë pozitë.