Lajmet e fundit
Trajneri Louis Van Gaal njoftohet se ka gjetur lojtarin e duhur për ta zëvendësuar Robin Van Persie.

Pas shitjes së tij drejt Fenebrahces, në Old Trafford pritet të vjen gjermani Thomas Muller.
Bëhet fjalë për 60 milionë funta të cilat drejtuesit e klubit anglez kanë bërë gati për Bayern Munich, për të marrë shërbimet e lojtarit.
Muller ka qenë i përmendur edhe më parë për një largim nga gjiganti bavarez.
Tash me insistimin e madh të Van Gall sezonin e ri ai mund të luajë nën fanellën e Manchester United.