Lajmet e fundit

E përditshmja spanjolle “ESPN” ka bërë të ditur se trajneri irlandez Brendan Rodgers është në listë i pari për ta marrë vendin e Ole Gunna Solskjaer si trajner i Manchester United.
Rodgers i cili momentalisht është trajner i Leicester City, është në listë si më i dëshiruari tek “Djajtë e Kuq”, madje edhe para Contes, transmeton Klankosova.tv.
Por, siç raportojnë mediat angleze, Solskjaer ka mundësi ta sigurojë vendin në bankën e United nëse arrin rezultate të kënaqshme me klubin kundër Tottenham, Atalantas dhe Manchester Cityt.
Momentalisht, situata e Solskjaer nuk është e mirë, pasi që pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligë, United ka arritur të marrë vetëm katër fitore, dy barazime dhe është mposhtur tri herë, duke arkëtuar vetëm 14 pikë.